Një ditë pas deklaratave të forta të babait të Selinës, pjesëtare e BBVIP 5, ku e quante Mirin mashkull pervers dhe madje zhigolo, reagimi nuk vonoi. Roland Hysi (Landi), mik i Mirit, u shfaq në lidhje direkte me “Shqipëria Live” për t’i dalë në mbrojtje mikut të tij.
Ai e konsideroi të tepërta fjalët e babait të Selinës dhe u shpreh se komentet e tilla nuk i shkojnë aspak për shtat Mirit, duke theksuar se nuk mund të hidhet baltë ndaj askujt.
“Ky reagim shkon në favor të Mirit. Nuk mund të akuzohet apo sulmohet askush pa arsye. Publiku nuk ka të drejtë të ndërhyjë në ndjenja, dhe familja e Mirit e mbështet atë plotësisht,” tha Landi.
Ai shtoi gjithashtu se deklarata e babait të Selinës ka prekur jo vetëm Mirin, por edhe familjen e tij: “Sado të fortë të jesh, është e pamundur që të mos të prekin këto gjëra kur kalojnë në fushën personale. Ne ruajmë familjen tonë jashtë dhe nuk mund të lejojmë që Miri të kryqëzohet.”
Situata nxjerr në pah tensionet që vijojnë në BBVIP 5, ku marrëdhëniet mes pjesëtarëve dhe reagimet e familjarëve jashtë shtëpisë krijojnë një atmosferë gjithnjë më të ndërlikuar dhe të komentuar nga publiku.