Fekeli largohet nga kjo botë duke lënë pas vetes një numër jo të vogël njerëzish që e donin me shumë sinqeritet. Ashtu siç janë të gjithë bashkë qajnë në supin e njërit tjetrit, teksa këmbët nuk u bëjnë që të largohen nga morgu i spitalit. Më të afërmit, e takojnë për herë të fundit brenda në dhomën ku ndodhet trupi i Fekelisë dhe ndër ato që lotojnë më shumë, janë Fikreti dhe Çetini.

Të nesërmen, në ditën e varrimit, Fikreti surprizon Zylejhanë me një surprizë tejet të papritur. Zylejha as që e kishte parë ndonjëherë pikturën e madhe, portretin e zonjës Hynkjar, për të cilën Fikreti i thotë se Fekeli e ka pasur në shtëpi që nga vdekja e Hynkjarit dhe gjithmonë ka folur para atij portreti, duke u çmallur kështu me të ndjerën. Gjithashtu, mendja e Zylejhasë vijon të jetë tek Demiri.

Ajo i kërkon shpjegime Fikretit për gjithë ngjarjen e pullave false por ai ende ngulmon se Demiri duhet të jetë në Siri.
Për Demirin, Fikretin do e pyesë edhe Betyli. Ajo nuk humbet asnjë rast për të qëndruar vetëm për vetëm me Fikretin dhe sërish kërkon informacione mbi Demirin por nuk merr dot asnjë të tillë, ndaj largohet prej tij.

Betyli i shkon pranë Sanijes për t’i kërkuar falje në emër të nënës së saj dhe që t’a bëjë veten sa më të besueshme e të dashur tek familja Sanijes, ajo tregon detaje të jetës për të theksuar se gjithmonë është ndjerë në turp nga sjellja e Sherminit. Po atë ditë, dikush tjetër do bjerë në kurthin e Betylit; ai person është Erxhani, i cili nga frika se ajo mund të largohet sërish në Francë, ia gjen Betylit shumën e majme të parave prej 20 mijë lirash.
