Një dashuri/ Doa hedh bombën para Pembesë

Umiti troket në derën e shtëpisë së tij me shumë ndrojtje, pasi ka sjellur Omerin në gjendje shumë të dehur.…
1 Min Read 0 29

Umiti troket në derën e shtëpisë së tij me shumë ndrojtje, pasi ka sjellur Omerin në gjendje shumë të dehur. Edhe pse ajo gjendje nuk i pëlqen aspak Nursemasë, ajo sërish e pranon, sepse e di rëndesën emocionale të Omerit, i cili atë natë shikoi dashurinë e jetës së tij përkrah Erturulit dhe duke qenë totalisht ai vetë shkaktar. Sakaq, në anën tjetër ndodhet nëna saj Pembe, me nusen e shtëpisë, Nilajin.


Nilaji i tregon detajisht për të gjithë klientët që i ka larguar nga vendi i punës Alevit dhe për këtë merr përgëzim shumë të madh nga vjehrra saj. Ai përgëzim, bën që Nilaj të mos ndalet me aq por menjëherë të nesërmen të bëjë veprimin e rradhës për t’a goditur Alevin. Ajo rikthen në përjetim një veprim të hershëm që gratë kanë bërë kundrejt dashnores së burrit, duke e ulur atë me para.

E tmerruar nga ajo që i bën, Alevi telefonon Abdullahin dhe i tregon një më një se çfarë u fol mes saj dhe Nilajit. Ende më shumë irritohet Abdullahi, i cili edhe e kritikon rëndë të birin për bashkëshorten që ka por i biri i del krah së shoqes. Ndërsa djali tjetër, Fatihi, ka caktuar datën për t’u rimartuar me Doanë, pa e ditur asnjë njeri. Ai pandeh se do të mbetet gjatë si informacion i fshehtë, por jo.

Fatihu nuk e di aspak se ky ka qenë totalisht plani i Doasë dhe po atë mbrëmje, Doa futet në shtëpi me një sjellje ndryshe. Ajo përgëzon Abdullahin që po zgjedh Alevin si lumturi të jetës së tij dhe kur Pembe merr t’a përzërë Doanë për shkak të atyre fjalëve, Doa nxjerr nga çanta letrën që vërteton martesën që kanë kryer atë mëngjes, gjë që do i lërë të gjithë pa fjalë.

perputhen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: mos kopjo hehehe !!