Sunday

13-04-2025 Vol 19

Nje Dashuri/ Fatih kërkon divorcin nga Doa

Alevi tmerrohet nga ajo që i ka ndodhur Abdullahut dhe kthehet mes lotësh në qytetin e saj por përballet me një tjetër situatë të shëmtuar. Nëna e saj, zonja Sonmez, këshillon që ajo të mos takohet më me Abdullahun dhe t’a mbyllë me aq gjithë lidhjen e tyre, duke argumentuar shumë herë me faktin që ai është i martuar. Alev nis të qajë dhe thotë se ai i ka premtuar shumë gjëra por Sonmezi ngulmon në të sajën.

Mes lotësh, Alevi largohet që aty dhe vazhdon të telefonojë Abdullahun, por nuk merr dot asnjë përgjigje. Pembe e ka parë thirrjen telefonike të Alevit dhe ia ka ndaluar Abdullahut të përgjigjet për sa kohë do të jetë në shtëpinë e saj. E detyruar, Alevi provon që të flasë me Abdullahun ndërmjet mbesës së saj, Doasë, të paktën sa për t’i dëgjuar zërin atij.

Doa është mëse e gatshme ndaj dhe gjen hapësirën për t’ia dërguar telefonin e saj Abdullahut. Atë natë, Pembe dhe askush tjetër nuk e mëson se ajo ia ka dërguar telefonin atij. Gjithçka do të ndryshojë të nesërmen kur Pembe do i gjejë duke biseduar me Alevin ndërmjet telefonit të Doasë. Pembe nis të ulërasë me të madhe dhe e gjithë familja mblidhet aty, me në krye Fatihun.

Përfshirë Doanë, të gjithë shokohen që Fatihu i kthehet asaj kundër, i thotë se është lodhur shumë, se beson që ajo do t’ia shkatërrojë familjen dhe madje kërkon divorcin nga ajo, duke nënvizuar se ajo mund t’a marrë edhe Xhemrenë e të largohet. Paralelisht, vëllai tij Mustafai keqkupton një bisedë mes Nilajit dhe kushëririt të saj dhe dyshimet e errëta vetëm sa i shtohen më tepër, aq sa i flet poshtërisht Nilajit.

perputhen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: mos kopjo hehehe !!