Tuesday

22-04-2025 Vol 19

Tokë e Hidhur/ Sanija hedh dyshimet e para për Betylin

Shermin nuk duron dot më gjatë për të shpenzuar paratë e së bijës, ndaj dhe merr Fysunin me vete dhe shkojnë pranë Abdulkadirit, për të blerë një makinë të re për të. Secila prej tyre tenton të flirtojë me Abdulkadirin, i cili u mban anën të dyjave por së fundmi, përfundon Shermini duke sakrifikuar sepse blen makinën më të shtrenjtë, vetëm që të mos thotë se i ka problem paratë. Plot 20 mijë lira, ajo blen makinën e vetme amerikane që Abdulkadiri ka.

E entuziasmuar për blerjen, Shermin heq allçinë që i ka mbuluar këmbën dhe nis t’a përdorë vetë makinën, që të mos ia përdorë Fysuni deri në shtëpi. Kur shkojnë atje, Shermin kujtohet që makinën duhet t’a fshehë sepse Betyli nuk e di dhe gjithashtu nuk duhet të bien në sy për shpenzime të mëdha parash. E detyruar, Shermin parkon pak larg shtëpisë së saj që askush të mos e shohë.

Ajo nuk e vëren se pas vetes ka Lutfijen dhe Sanijen. Kjo e fundit, kupton se diçka nuk po shkon dhe se paratë me të cilat ka blerë makinën, nuk mund të jenë të pastra, përndryshe Shermin nuk do e mbante të fshehtë një blerje kaq të madhe por do e bërtiste. Lutfija nuk mendon asgjë të keqe por Sanija ka dyshime të forta se Betyli, si vajza e Sherminit që është, ka gjasa të ketë prekur para në kompani, fshehurazi.

Gjatë asaj kohe, Çetini merr guximin dhe pyet Fikretin për Betylin, për të kuptuar pak më tepër përse ai iu shmang. Fikreti thotë se nuk do t’a mbushë me shpresa Betylin seps enuk ndjen për të dhe ndërkohë që ai flet, Betyli në shtëpinë e saj qan nga dashuria e pamundur për Fikretin. Larg tyre, pranë Ankarasë ndodhet Zylejha. Ajo vijon të shoqërohet nga Mehmeti, në misionin e saj për të gjetur Hyljanë, që nuk e di se është motra e tij.

perputhen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: mos kopjo hehehe !!