Një dashuri/ Këvëllxhëm refuzon propozimin për martesë

Omeri fiksohet pas vajzës që njohu në klub, që tanimë duket si një person tjetër, me një veshje dhe identitet…
1 Min Read 0 30

Omeri fiksohet pas vajzës që njohu në klub, që tanimë duket si një person tjetër, me një veshje dhe identitet tjetër. Ai i dërgon e-mail duke i thënë se e ka kokën të konfuzuar dhe kërkon të sqarohet por nuk merr dot asnjë përgjigje nga ajo. E frustruar, Gorkemi kujton natën kur debatoi me babanë e saj dhe nga inati doli e veshur ndryshe në rrugë, aq sa përfundoi në shtratin e Omerit.

Lufta më e madhe e Gorkemit është me të vëllanë. Ajo ndihet e padukshme në sytë e babait, për shkak të gjinisë së saj, ndaj dhe gjatë gjithë kohës e merr çdo gjë si konkurencë me vëllanë e saj. Në anën tjetër ndodhet Nursema.

Ajo mëson se Ryzgari e ka rritur në detyrë dhe emocionohet pafund, si dhe e falenderon pafund. Mirëpo, rritja e saj në detyrë do të bëhet shkak që të tjerët të flasin për të. Koleget e saj bëhen xheloze, kujtojnë që ato s’kanë marrë ndonjë rritje në detyrë dhe nënkuptojnë se mes tyre ka diçka.

Sakaq, babai saj Abdullahu lodhet nga mospërgjigjet e Alevit, ndaj troket tek shtëpia e nënës së saj, nga ku dhe mëson se ajo ka shkuar në Gjermani pranë shoqes së ngushtë. Sonmez e komenton ikjen e Alevit si një veprim që nënkupton ndarjen mes tyre dhe pas atyre fjalëve, Abdullahu largohet në heshtje.

Teksa Sonmezi flet për ndarjen e njërës vajzë, bija tjetër merr propozim për martesë, të cilin e refuzon. Ajo i bën të qartë Erturulit se nuk do më martesa në jetën e saj.Sidoqoftë, i thekson atij se ndihet më së miri pranë tij dhe se refuzimi nuk ka të bëjë aspak me të por me konceptin e martesës. Gjatë asaj kohe, vajza saj po lufton në martesën e vet.

Ajo ndez një tjetër diskutim në shtëpi duke treguar se po bën punën e Alevit në mungesë të saj por për fat dhe çudi, Fatih e mbështet. Atë mbrëmje, Doa do shohë për herë të parë një anë tjetër të sjelljes së Nilajit. Kjo e fundit, i thotë me gojën e saj se nuk ka as prindër dhe as familje ndaj do ia kalojë çdo gjë Pembesë sepse ajo është si nëna saj.

perputhen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: mos kopjo hehehe !!