Hylja dhe Nedreti nisin të ngacmohen sërish me njëra tjetrën, për gjithçka që ndodhi një natë më parë, që anulloi planin e Asllanit dhe Devinit për t’u shpërngulur në Izmir. Nedreti ndihet si mos më keq kur ajo i përmend djalin e saj Bedriun që nuk shkon fare në shtëpi, ndaj dhe e telefonon për t’i kërkuar llogari, por ai i përgjigjet me arrogancë. Që aty, Bedriu shkon pranë Iljazit, pa ditur gjë se ai do e ballafaqojë me videon që Asllani i ka dërguar.

Bedriu vetë çuditet që Iljasi jo vetëm nuk e vret por edhe i bëhet mbështetje duke e bërë pjesë të punëve të tij. Bisedën e tyre e dëgjon vajza e Iljasit, e cila bëhet xheloze për marrëdhënien e të atit me Bedriun dhe kërkon të dijë përse është e padukshme për të atin, mirëpo nuk merr përgjigje. Bashkëshorti saj Xhihani, është në dijeni se Iljasi është babai i Bedriut, nga dashuria e parealizuar mes tij dhe Nedretit

Duke qenë i vetmi person që e di këtë të vërtetë, ai merr edhe peshën e amanetit që Iljasi i lë Xhihanit; të dy fëmijët e tij. Ndërkohë, Hyljasë i del përpara babai i Devinit. Ai përmend faktin që ka humbur profesionin për shkak të analizave që kanë falsifikuar, ndaj dhe e kërcënon Hyljanë që ajo t’i japë para, por përballet me refuzim, si dhe me përndjekje që Hylja urdhëron t’i bëhet

Hylja do i drejtohet klinikës së Devinit, për t’u bërë me patjetër paciente e saj. Ajo nis të flasë edhe pse Devini kundërshton duke thënë se nuk bëhet terapi me familjarët por kur Hylja i tregon historinë e jetës, Devini bindet se të tilla gjëra nuk ia thotë dot asnjë psikologu të panjohur. Ajo ndan me të historinë e vrasjes së nënës së Xhihanit, të cilën e ka vrarë Jusufi kur ajo ishte 9 muajshe shtatzënë me Xhihanin, gjë që Hylja e ka parë me sytë e saj duke ndodhur.
