Betyli i çon nënës së saj plot 300 mijë lira. E lumtur si kurrë më parë, Shermini thotë se tanimë i beson plotësisht dhe se nuk do ia diskutojë më fjalën. Ajo kërkon edhe të blejnë makinë menjëherë por Betulu nuk e lejon, duke i thënë se duhet të hedhin hapa jo të dyshimtë. Pasi largohet që aty, Betyli rastis në rrugë me Fikretin. Ky i fundit, e shikon por vetëm e përshëndet me dorë nga larg dhe ikën.

E irrituar, Betyli shkon në kompani. Në mungesë të Zylejhasë, ajo shfrytëzon kohën për të pasur një agjente të brendshme dhe ai person do të jetë pikërisht zonja Sabiha, sekretarja e Demirit dikur dhe tanimë e Zylejhasë. Sabiha shpreh shqetësimin për Zylejhanë, thotë se ajo e ka mendjen pak të turbullt së fundmi dhe se Mehmetit nuk arrin t’i besojë dot. Betyli e dëgjon deri në fund dhe i kërkon të bëjnë një pakt.

Betyli i betohet se me të mund të flasë lirisht për çdo gjë, i kërkon të mos ia transmetojë Zylejhasë shqetësimet për Mehmetin si dhe i kërkon Sabihasë që gjithnjë t’a lajmërojë për çdo gjë që ndodh në kompani. Teksa ato bëjnë plane të sigurta në kompani, Zylejha shkon pranë Ajtenit dhe së bijës, në hotelin ku ato ndodhen. Edhe pse ato tentojnë t’a zhvasin, Zylejha nuk bie pre.

Me një mijë lira, ato pranojnë të thonë se Hylja ndodhet në Izmir. Me ngut, Zylejha niset për atje por rrugës takon Mehmetin. Ky i fundit e merr në makinën e tij dhe gjatë rrugëtimit i kërkon t’i flasë për Demirin. Në çast, asaj i kujtohet gjithë dhuna Demirit ndaj saj, heq unazën dhe fajëson pafund veten që e harroi se kush ishte Demiri në të vërtetë. Zylejha qan, ndërsa Mehmeti gjen rast për t’i rrëmbyer përqafimin e parë.
