Omeri e lë veten të lirë në një klub nate, ku jo vetëm që do të flirtojë me një vajzë por edhe do e marrë në shtëpi e do flejë me të. Për çudinë e madhe të tij, ai nuk do e gjejë në dhomë pas dushit që bën dhe për më tepër, ajo nuk ka lënë asnjë shënim apo numër telefoni. Ndërkohë, gruaja që humbi për fajin e tij, Këvëllxhëmi, mëson në darkim se vajza që ka pëlqyer Erturuli është Nursemaja.

Pembe e nënkupton qartë diçka të tillë ndërsa Këvëllxhëm e lë të dijë që ka qenë në dijeni se ai ka dashur dikë para saj, edhe pse nuk e dinte emrin e asaj femre. Gjatë kohës që ato darkojnë nën thumbime, vajza e Erturulit, Mihri, shkon poshtë shtëpisë së Metehanit. Ajo i tregon se ka debatuar me të atin dhe dëshiron të qëndrojë pak larg shtëpisë por Omeri sapo e mëson diçka të tillë lajmëron Erturulin.

Erturuli e merr të bijën dhe kthehet në shtëpi por debati nuk do shuhet shpejt sepse mosmarrëveshjet mes tyre janë të mëdha. E vetmja anë e qetë, është ana e Alevit dhe Abdullahit. Ndonëse mes tyre çdo gjë shkon mirë, ato ngacmohen nga personat rreth e rrotull. Menjëherë të nesërmen në punë, Alevi do marrë ngacmimet e rradhës, kësaj here nga Zylkjari

Në po të njëjtën kohë, ai po ndihmon Pembenë të sajojë një situatë gjoja se Alevi e telefonon atë shpesh për t’a provokuar. Ai kurth e mban të lumtur Pembenë derisa shkon në inagurimin e biznesit të së bijës dhe shikon të shkruar me të mëdha ALEV & ABDULLAH në lulet që ato i kanë dërguar Nursemasë për iniciativën e biznesit të saj personal.
