Tokë e Hidhur/ Demiri jeton si peng i dikujt tjetër

Një shi i rënduar nis në Çukurovë, ndaj Betyli me Fikretin i drejtohen konakut për t’u strehuar por sapo Fikreti…
1 Min Read 0 25


Një shi i rënduar nis në Çukurovë, ndaj Betyli me Fikretin i drejtohen konakut për t’u strehuar por sapo Fikreti shikon Mehmetin pranë Zylejhasë, ai e lë Betylin dhe shkon për të dëbuar Mehmetin që aty. Tezja tij Lutfija nis të dyshojë se Fikreti po krijon pëlqim për Zylejhanë, ndaj dhe e ul me këmbë në tokë. Mirëpo, Fikreti nuk do ndalojë me aq. Të nesërmen, ai mëson se ku ndodhen ato të dy dhe sërish u shkon pranë e i ndërpret.

E shqetësuar për zhdukjen e Demirit, Zylejha i ulëret Fikretit dhe i kërkon të mos i bëjë më kurrë skena të tilla pasi mendja saj është vetëm tek Demiri. Të tre shpërndahen që aty. Mehmeti takohet me Abdulkadirin, të cilit i kërkon llogari që ka realizuar vrasjen e Fekeliut, duke thënë se ishte i pafajshëm. Jo vetëm kaq, por Mehmeti e kërcënon se nëse do veprojë sërish me mendjen e tij, ai nuk e ketë të gjatë

Ndërkohë, në shtëpinë e Demirit të shumëpërfolur, do vijë një zonjë e panjohur. Ajo nuk është nga Çukurova dhe as që njihet me njeri, por me shumë ngulm dhe pa aspak edukatë, kërkon të flasë me Demirin. Sado që Lutfija ia shpjegon, ajo nuk e pranon që Demiri është zhdukur, nuk pranon t’a flasë me njeri tjetër temën që ka për të si dhe nënqesh kur mëson që ai është i martuar

Gruaja e panjohur që nuk foli me askënd largohet nga konaku pa e gjetur Demirin që po e kërkojnë të gjithë. Ndërsa për Demirin, shfaqen për herë të parë pamje të tij, i mbajtur rob nga dikush tjetër dhe është pikërisht ai person që ia ka hequr unazën nga dora dhe e ka dërguar sëbashku me një letër tek Zylejhaja, që t’a ngatërrojë të gjithë ekipin e kërkimit të Demirit.

perputhen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: mos kopjo hehehe !!