Thursday

10-04-2025 Vol 19

Osmani/ Orhani shpëton familjen e tij

Osmani është i vendosur të mos luftojë me Uluganin atë ditë sepse është i vetdijshëm se do të ketë shumë humbje nga njerëzit e tij. Megjithatë, nuk i shpëton dot syrit të Uluganit. Ai i vëren dhe u vihet nga pas. Gjatë asaj kohe, Orhani ka menduar dhe planifikuar mënyrën se si do shpëtojnë nga qëllimi tyre vrastar. Në momentin kur Begym dhe Ibaj mendojnë se i kanë zënë ngushtë dhe do i vrasin, ndodh e kundërta.

Ushtarët e Osmanit që qëndrojnë të fshehur, sulmojnë nga lart tyre. Përveç Begymit dhe Ibajit, të gjithë të tjerët vdesin. Duke e konsideruar të padrejtë që t’i sulmojnë teksa janë të pambrojtur, Orhani ua fal jetën. Të irrituar pafund, ato shkojnë pranë Uluganit për plane të tjera, duke theksuar se sa më shumë që Osmani jeton, aq më shumë humbje do të kenë ato vetë. Teksa ato flasin, në kampin e Osmanit vijojnë të derdhen lot.

Më së shumti vajton Fatma, për humbjen e nënës së saj Bala, për të cilën nuk e di se ajo jeton. Gonxha dhe Holofira përpiqen t’a ngushëllojnë, por më kot. Lotët do të kthehen në lot gëzimi sapo në fis të shkelë këmba e kalit që mban Balën. Ato çmënden nga gëzimi dhe përqafohen me shumë mall. Holofira dhe Gonxha, ashtu si Fatma, e kanë të vështirë t’u besojnë syve. Teksa të gjithë përqafohen me njëra tjetrën, në kamp vjen një mysafire.

Mysafirja është Poena, e cila atyre u është prezantuar si Merjem. Askush nuk dyshon se ajo është e infiltruar. Megjithatë, Poena ka shkuar aty me qëllime të qarta. Ajo mban me vete edhe shurupin që Sofia ia ka vënë kusht për t’a pirë. Në një çast, i bie nga dora dhe Alaadini e shikon. Ai e merr në dorë dhe pyet çfarë është por Poena detyrohet të gënjejë. Ajo thotë se e ka gjetur kur po luftonte armiqtë dhe menjëherë ia dorëzon Alaadinit.

Na ndiqni në Youtube pasi se shpejti do postojme vetem aty me permbledhjet e serialeve dhe jo vetem https://www.youtube.com/@SERIALEBIZTV

perputhen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: mos kopjo hehehe !!