Fatih mërzitet shumë nga situata e Doasë në shtëpi, ku gjatë gjithë kohës konfliktohet me nënën e tij. Ndonëse i jep të drejtë, ai sërish thotë se nuk e duron dot më këtë situatë ndaj i kërkon Doasë të marrë një vendim; të sillet me respekt me të gjithë në shtëpi ose të divorcohet. Pasi Fatih largohet, Doa telefonon Alevin. Për çudinë e kësaj të fundit, Doa i jep të drejtë bashkëshortit të saj. Doa e pranon se e ka tepruar me hakmarrje. Doa gjithashtu paralajmëron Alevin

Sipas Doasë, e vetmja që do e pësojë në atë histori, do të jetë vetë Alevi. Sakaq, në mbrëmje do organizohet festa e kompanisë së Këvëllxhëmit. Të gjithë janë të ftuar dhe mes tyre, do krijohet një situatë e pakëndshme. Gorkemi i bashkohet festës dhe afrimiteti saj me Omerin, i tërheq vëmendjen Këvëllxhëmit. Erturuli vëren vështrimet e Këvëllxhëmit ndaj tyre dhe ndihet edhe më keq. Gjatë asaj kohe, Çimen merr ngacmime nga vëllai Gorkemit.

Gokhani guxon t’i afrohet dhe të prezantohet, si dhe shkëmbejnë numrat e telefonit. Teksa ai flirton me Çimenin, motra tij largohet me Omerin për në klubin e përhershëm. Ndërsa në anën tjetër ndodhet një martesë drejt fundit. Ajo është martesa e Nilajit me Mustafanë. Pa folur aspak me gruan e tij për dyshimet që ka në mendje, ai i bën të papriturën. Të gjithë po konsumojnë mëngjesin kur vjen një letër për Nilajin; ajo e kërkesës për divorc.

Mes lotësh kërkon arsye nga Mustafai por kur ai i thotë se fëmija nuk është i tij dhe e akuzon aq rëndë në moral, edhe Nilaj nuk lodhet më tepër. Edhe pse mes lotësh, edhe pse mes ulërimash, ajo e pranon. Nilaj thotë në prezencën e të gjithëve se fëmija nuk është i Mustafait. Jo vetëm ky i fundit, por të tërë do të shokohen. Veçanërisht Abdullahu dhe Fatihu, që deri më atë ditë janë akuzuar për të pamoralshëm, si të vetmit në atë familje.
Na ndiqni në Youtube pasi se shpejti do postojme vetem aty me permbledhjet e serialeve dhe jo vetem https://www.youtube.com/@SERIALEBIZTV