Bedri nuk e ndalon dot veten nga Jamuri dhe as Jamuri nga ai. Në çdo herë që e fton ai shkon dhe kur nuk e fton, sajon një arsye për të shkuar. Bedri dhe Jamur nisin të qëndrojnë shumë pranë njëri tjetrit. Më në fund, ai bindet për t’i shprehur ndjenjat që ka për të. Ndonëse i pëlqen shumë, Jamuri nuk është e bindur nëse duhet t’ia shprehë edhe ajo ndjenjat. Përtej të gjithë pasigurive, Jamur e lëshon veten para tij dhe e lejon t’a puthë.

Gjatë asaj kohe, motra saj Devini dhe kunati Asllan, vijojnë terapinë. Devin është mëse e bindur se terapia tek psikologia e çifteve do u shërbejë. Hapi i parë ndodh dhe Asllani nis të flasë për veten e tij. Në përshkrim, ai flet shumë për fëmijërinë dhe marrëdhëniet familjare që kanë pasur. Devin kënaqet nga rezultati dhe nuk ndalon së shkuari sëbashku me të. Krahas Asllanit, do të jetë edhe Devini ajo që do të flasë për fëmijërinë e vet.

Ashtu siç ato vazhdojnë si çift në terapi, ashtu dhe Asumani tenton të ketë diçka me Turgutin. Vazhdimisht ajo i hedh fjalë e shikime por Turguti shprehet se ndihet shumë mirë beqar. Sakaq, përtej të gjithë emocioneve dashurore, ndodhet emocioni tjetër; ai i frikës. Babai i Devinit i frikësohet shumë të ardhmes tanimë pa profesion. Ai bën tentativa të njëpasnjëshme për të marrë para nga Hulia dhe për t’a fundosur edhe atë bashkë me veten.

Së fundmi, ai i shkon pranë zyrës, në punën e saj. Ashtu i frikësuar, ai i tregon një rregjistrim të bisedës së tyre, kohë më parë. Në atë bisedë, dëgjohen qartazi të dy tek planifikojnë falsifikimin e analizave të Devinit. Ai premton se do të heshtë nëse i jep para por Hulia nuk i premton asnjë monedhë. Hulia e dëbon që aty babanë e Devinit dhe i betohet se do e pësojë keq nëse ai do vazhdojë t’a ngacmojë e t’a kërcënojë sa andej këndej.
