Thursday

10-04-2025 Vol 19

Çapkëni I Pasur/ Dijar i lë dhomën e saj Sejranit

Feriti shikon I pafuqishëm Sejranin, që po e largon Esma nga aty. Thuajse me lot në sy, ai I përgjërohet gjysh Halisit për ndihmë. Në çastin e fundit para se të largohen, Halis thërret emrin e Sejranit. Me urdhrin e tij, ato kthehen të gjithë brenda në shtëpi. Dijari I shikon e shashtisur dhe nis të qajë. Edhe pse Feriti I shkon pranë, ai nuk arrin dot t’a ngushëllojë. Feriti vetëm e dëgjon dhe I jep të drejtë por nuk ndërvepron asgjë.

Ashtu mes lotësh, Dijari vazhdon me planin që kishte bërë më parë. Në shtëpi thërret arkitektin që do I dekorojë dhomën nga e para. Dijari nuk e lajmëron Feritin por shërbëtorja e shtëpis ia përcjell lajmin në çast. Para se të ndërmarrë ndonjë hap arkitekti, Feriti ndërhyn. I shoqëruar nga Sejrani, ai ndalon të preket ajo dhomë. Dijari nuk dëshiron t’a kuptojë çfarë po ndodh por Feriti flet fare shkoqur. Ai thekson se ajo dhomë është e Sejranit.

E lënduar si mos më keq, Dijari thotë se nga ajo shtëpi duhet të largohet vetë përderisa Sejrani ka aq shumë vend aty. Dijari I drejtohet gjyshes së saj për të ndarë me të hallin që e ka zënë ndërsa Feriti vazhdon njëlloj. Përtej dëshirës së tij për të qenë pranë Sejranit, nënë Esma I shkon pranë për t’a paralajmëruar. Ajo detyrohet t’I kujtojë Feritit se ai është I fejuar. Si rrjedhojë, I kërkon t’I qëndrojë sa më larg Sejranit dhe të mos e mbushë atë me shpresa të kota.

Në mbrëmjen e asaj dite vjen një tjetër ngjarje. Abidini që ka vendosur të mos qëndrojë në heshtje. Edhe pse gruaja tij Suna nuk është dakord, ai sërish përgatit valixhet e tyre. Suna nuk ka zgjidhje tjetër veçse t’I shkojë nga pas. Abidini shkel në vilë atë natë, duke I çuditur të gjithë, nga I pari tek I fundit. Sherri dhe potera që ai sjell në shtëpi, do shkaktojnë diçka tejet të pakëndshme; hallë Hatuçit do I bjerë të fikët.

perputhen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: mos kopjo hehehe !!