Zylejha ndihet e turpëruar që është bashkëshortja e Demirit, pasi lexon letrat e Hyljasë dhe rikujton se çfarë personi ka qenë gjithnjë ai. Gjatë gjithë rrugës për kthim në Çukurovë, ajo i flet për mënyrën e bukur dhe të pastër që Jëllmazi e dashuronte. Toni i qetë i zërit të Zylejhasë kthehet në ulërima pasi ajo mbërrin në shtëpi dhe gjen Fikretin që i kërkon llogari për udhëtimin me Mehmetin. E frustruar, ajo ia përplas në dorë letrat e Hyljasë.

Brenda në shtëpi Zylejha futet pasi falenderon me zemër Mehmetin që e shoqëroi në atë mision që kishte marrë dhe sapo nis të bisedojë me Sanijen për çfarë ka mësuar dhe përjetuar, ajo i tregon edhe se ka marrë vendimin për t’u divorcuar nga Demiri. E zënë mat në bisedë, Sanija nuk jep dot asnjë koment. Paralelisht, dikush tjetër po flet për Zylejhanë dhe për një tjetër person që ka rënë në dashuri kokë e këmbë me të.

Ai person është Çetini, i cili, atë ditë ka parë një situatë në punë ku Fikreti padrejtësisht i ulërinte njërit prej punëtorëve. Ai ka ndërhyrë por nga mllefi që Mehmeti i qëndron pranë Zylejhasë, Fikreti i ka treguar derën atij. Gjithë atë situatë, Çetini e lidh me dashurinë që fshehurazi Fikreti ndjen për Zylejhanë. Megjithatë, duke mos shpresuar fare në dashurinë për të, Fikreti takohet me Betylin dhe nis të zbusë marrëdhënien me të.

Sakaq, dashuria që edhe Mehmeti ka nis të ndjejë për Zylejhanë dhe veçanërisht dhembshuria që Zylejha tregoi ndaj Hyljasë, bën që ai të marrë vendimin për të mos u hakmarrë ndaj kompanisë Jaman për sa kohë që Demiri nuk shfaqet gjëkundi. Këtë vendim ia transmeton edhe Abdulkadirit. Ndonëse ky i fundit shprehet sikur bie dakord me të, në të vërtetë, fshehurazi jep komandën që të hedhin në erë një nga anijet e Demirit.