Omeri dëgjon zilen e telefonit të vëllait të tij dhe kupton se diçka po ndodh me të që nuk përgjigjet. Me nxitim, ai shpërthen derën, thërret ambulansën dhe dërgon në spital Abdullahun. Mëse i trishtuar, Omeri telefonon Fatihun, i cili lajmëron të gjithë familjen e tij dhe me lot në sy nisen për në spital, pa e ditur nëse do shpëtojë Abdullahi apo jo. Përveç Pembesë, të gjithë ndihen pjesërisht fajtorë.

Djemtë dhe Omeri kujtojnë mbledhjen e asaj dite nga ku Abdullahi doli duke u ndjerë i tradhëtuar nga më të afërmit, ndërsa Pembe kujton tradhëtinë e Abdullahut dhe nuk ndjen aspak dhembshuri për të. Ajo madje shprehet hapurazi se ai po gjen atë që kërkoi. Por për fat, Abdullahu e kalon atë situatë pa asnjë komplikacion të mëvonshëm. Doktori sugjeron vetëm që ai të pushojë gjerë e gjatë në shtëpi, nën kujdesin e familjarëve.

E detyruar, Doa lajmëron tezen e saj Alevin, për situatën që ndodhi me Abdullahun. Sado që ajo insiston se tanimë ai është shumë mirë dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën, Alevi sërish shqetësohet po njëlloj për të. Sakaq, në mesin e gjithë të shqetësuarëve, është edhe Mustafai, që gjithashtu mban distancë ndaj partneres së tij, ndonëse ai nuk i tregon aspak dyshimet e errëta që i kanë pushtuar të gjitha mendimet.

Madje, kur Nilaj i kërkon që të shkojnë sëbashku në spital për të vizituar djalin e tyre të vogël, ai heziton të shkojë me to për për shkak se Nilaj insiston, ai pranon të shkojë. Edhe atje, në spital, Mustafai sillet shumë çuditshëm. Nilaj e vëren, e pyet edhe se çfarë nuk shkon me të por sërish Mustafai nuk i tregon për dyshimet që ka në kokë dhe për fjalët e doktorit ndaj tij.
