Mehmeti shoqëron Zylejhanë në të gjitha pikat ku ajo ndalon për të pyetur për Hyljanë dhe që të mos e njohë njeri, ai qëndron I fshehur në makinë. Përtej gjithë tentativave të dështuara për të gjetur Hyljanë, Zylejha nuk heq dorë nga misioni I saj, derisa dikush I përgjigjet dhe e fton të dale para Hyljasë. Kjo e fundit, sapo dëgjon emrin e Demir Jamanit fillon të qajë me dënesë dhe nuk pranon të qëndrojë më përballë Zylejhasë.

Sakaq, edhe Lutfija me Sanijen po bëjnë kërkimet e tyre, lidhur me vdekjen e Fekelisë. Ato nuk e dine se Abdulkadiri u është vënë nga pas. Me nxitim, ai arrin të futet në zyrën e Ismailit që po flet për ditën e fundit kur është takuar me Fekelinë dhe tregon edhe se ai ka pyetur për Mehmet Karanë. Abdulkadiri e ndërpret, thotë fjalët që do që të thuhen për të dhe I detyruar, Ismaili I pohon.

E njëjta situate ndodh edhe në restorantin ku Fekeli ka drekuar për herë të fundit, ku sërish Abdulkadiri i del përpara punës duke bërë të njëjtën gjë si tek Ismaili. Gjatë kohës që ato vazhdojnë kërkimet, Fikreti detyrohet të dalë për të kërkuar djalin e Zylejhasë si dhe gjyshen e Jamanit. Gjyshja Jamanit, për shkak të sëmundjes, merr Adnanin dhe largohen nga shtëpia me taksi. Kur largohet nga restoranti ku shkon, ajo e lë Adnanin të vetëm, pa menduar dot për të sepse sëmundja ia dërgon mendjen në një tjetër etapë jete.

Adnani endet i vetëm rrugëve derisa e shikon Betyli. Ajo e merr dhe me nxitim e dërgon në shtëpi, ku do të gjejë dhe Fikretin. Pasi të gjithë qetësohen, Fikreti tenton të flasë me Betylin por ajo hiqet si më e lënduar se ç’është në të vërtetë, vetëm që ai t’i shkojë nga pas por Fikreti nuk e zgjat fare me të sepse zbulon se ku dhe me kë ndodhet Zylejha, ndaj merr makinën dhe niset për rrugë.
