Wednesday

09-04-2025 Vol 19

Një dashuri/ Abdullahu bie pa ndjenja për faj të djemve të tij


Umuti fton Abdullahun në darkimin që do të kenë familjarisht për biznesin që ka ngritur por Abdullah refuzon t’u bashkohet, duke hamendësuar se do dalin sërish probleme mes tyre. Ajo darkë bëhet por nuk shkon aspak mirë. Umuti, që është shtypur gjithnjë për gjendjen e tij financiare, ngacmon Fatihun duke e pyetur nëse ka nevojë për para borxh. Fatihu reagon ashpër, veçanërisht pasi Umuti thotë se ato familjarisht kanë dëshirë të madhe t’i ulin njerëzit.

I zemëruar, Fatihu ngrihet nga darka dhe largohet fare. Sakaq, të nesërmen në punë, motra tij Nursema do të përballet me një situatë tejet të rëndë, ku dëgjon koleget teksa shpifin për moralin e saj, gjoja se ajo ka shkuar me Ryzgarin dhe prandaj është rritur në detyrë. Këvëllxhëm i kritikon vajzat si mos më keq dhe atë situatë e dërgon edhe tek Ryzgari. I irrituar, Ryzgari e flet atë temë në mesin e të gjithëve, për t’i shuar fjalët për Nursemanë.

Paralelisht, vëllezërit e saj ndodhen në punë, ku do të bëhet një mbledhje me shumë rëndësi, për të vendosur se kush do t’a marrë drejtimin e kompanisë. Të dy, Fatihu dhe Mustafai, lëndojnë zemrën e babait të tyre, duke votuar që drejtues kompanie të jetë Omeri, xhaxhai i tyre. Abdullahu nuk thotë asgjë por braktis mbledhjen dhe secili shpërndahet në punën e vet.

Mustafai shkon të marrë përgjigjet e analizave tek doktori dhe tronditet kur ai i thotë se është steril e nuk mund të bëjë fëmijë, në një kohë që ai e ka një fëmijë. I shokuar, ai nuk e flet me askënd atë temë. Mbrëmjen e asaj dite, babai tij Abdullahu do të jetë vetëm. Nga mërzia, ai vetëm rikujton fëmijërinë e Fatihut dhe Mustafait dhe në mënyrë të papritur, e kap një shtrëngim në zemër, që e bën të bjerë në tokë pa ndjenja.

perputhen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: mos kopjo hehehe !!