Borani qëndron i fshehur në kalanë e Sofias, duke u maskuar si të ishte një prej ushtarëve të saj. Ai merr çdo komandë nga Osmani, që të mund të gjejnë se ku e dërguan Balën, mirëpo nuk ia del dot. Borani arrin të mësojë vetëm që Bala nuk ndodhet brenda asaj kalaje. Sakaq, Bala ndodhet në duart e armikes së përbetuar të Osmanit dhe si rrjedhojë edhe të saj; Sofias.

Sofia e dërgon Balën në dhomën ku ka rritur vajzën e saj që tashmë quhet Poena. Ajo i tregon gjithë lojërat që i ka dhënë gjatë viteve të fëmijërisë, ku mes tyre ndodhet edhe një kukull e qepur me copa, që Bala dikur ia ka përgatitur së bijës. Duke u kënaqur me dhimbjen e Balës për bijën e humbur, Sofia e mbyll aty brenda në zinxhirë dhe i betohet se do ia marrë jetën pa e lejuar që të takohet ndonjëherë më me të bijën.

Ndërkohë, janë edhe djemtë e Balës që vajtojnë për humbjen e nënës së tyre. Osmani nuk u ka treguar atyre se e ëma ende jeton, ndaj dhe ato vuajnë shumë. Alaadinit i qëndron pranë Gonxhe, derisa ai dhe vëllai tij Orhani marrin sinjal nga babai tyre se duhet të shkojnë në vendin ku ai ndodhet. Atje, Osmani u tregon fëmijëve të vërtetën mbi Balën, duke u dhuruar atyre edhe lumturi e emocion por edhe motiv për të sulmuar armikun.

Ndërkohë, Osmani ka kuptuar mjaft mirë se Poena, e prezantuar para tyre si Mejremi, është e dërguar nga dikush për t’i futur në kurth, ndaj dhe fillimisht fiton besimin e saj duke i thënë se e kanë shumë përzemër, më pas i vihen nga pas kur ajo largohet. Do të jenë vetë këmbët e Poenës që do sjellin në vendngjarje Osmanin me gjithë ushtrinë e tij, për të luftuar për jetën dhe lirinë e Balës.
