Sunday

13-04-2025 Vol 19

Osmani/ Osmani dhe Bala dëshmojnë vrasjen e vajzës së tyre

Osmani arrin të marrë dashurinë e jetës së tij, Ballën, nga dhoma ku e ka mbyllur Sofi me shumë zinxhirë që ajo të mos ia mbathë. Para se të largohen përfundimisht që aty, Balla i kërkon Osmanit që të qëndrojnë për të marrë edhe bijën e tyre sepse nuk do të kenë mundësi tjetër. Edhe pse nuk është i bindur që vajza tyre jeton, Osmani qëndron për të luftuar. Sofi u del përpara me një vajzë të cilës ia zbulon kokën në momentin e fundit.

Vajza që ajo po mban nuk është Poena por një tjetër e mjerë që bëhet viktimë e Sofias. Kjo e fundit, nuk e vret dot Poenën sepse e ka rritur me duart e saj dhe e do shumë por në të njëjtën kohë do t’i lëndojë tepër Osmanin me Ballën. Prandaj, ajo e prezanton vajzën e panjohur si bijën e tyre dhe në mënyrë të pamëshirshme, e vret atë me thikë në qafë. Pas Osmanit dhe Ballës të tmerruar, qëndron Poena, e mbuluar me shall në kokë.

Sipas planit, ajo duhej të sulmonte pas shpine Osmanin dhe Balën në atë moment por nuk e bën dot, ndaj dhe Hristo e merr që aty për t’a siguruar në ndonjë vend. Duke qenë se plani u prish, Sofi u tregon të vërtetën Balës dhe Osmanit, se vajza që vdiq nuk ishte vajza tyre. Ajo largohet duke u thënë se nuk mund t’a vrasin pasi është i vetmi person që e di se ku ndodhet vajza tyre e vërtetë.

Që aty, Sofi takohet me Poenën. Kjo e fundit rrëfen se u frikësua shumë dhe nuk i sulmoi dot, por edhe premton se herën tjetër do e çojë në vend porosinë e teze Sofisë, e cila e ka bindur se Osmani dhe Bala i kanë vrarë prindërit e saj dhe se tanimë që është rritur ajo duhet të hakmerret për gjithçka që ka ndodhur. Teksa ato thurin plane, Bala takohet me djemtë e saj, Orhanin dhe Alaadinin, që më në fund i shterruan lotët për nënën e tyre.

perputhen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: mos kopjo hehehe !!