Sunday

13-04-2025 Vol 19

Familja/ Hylja tenton vetvrasjen pas vendimit të Asllanit

Asllani, i shoqëruar nga Devini, i premton Lejlës dalje të shpejtë nga burgu, në rast se personi i duhur do rrëfejë gjithçka me drejtësi. Që aty, Asllani merr videon e shumëpritur, ku dëshmohet tradhtia e Bedriut dhe gjithë planet e tij djallëzore. Hapurazi dëgjohet në video kur Bedriu thotë se përveç planeve kundër Asllanit, ai do sjellë edhe fundin e Iljasit sepse nuk mund t’a lejojë atë të marrë pozicion drejtues. Me nënqeshje, Asllani telefonon Iljasin lidhur me Bedriun.

Ai nuk e di se Iljasi është babai biologjik i Bedriut por Iljasi vetë e di. Edhe pse Asllani ia dërgon videon ku dëgjohet Bedriu me planet e tij, Iljasi sërish e mbron atë. E irrituar, Serapi kërkon që ato t’a heqin qafe Bedriun para se ai të veprojë, por Iljasi ia ndalon vrasjen e tij. Sado që Serapi kërkon të dijë një arsye konkrete përse Bedriu është kaq i veçantë për të, Iljasi sërish e mban të fshehtë të vërtetën e madhe.

Ndërkohë, Hylja mëson nga halla familjes se Asllani me Devinin kanë marrë shtëpi në Izmir dhe se do të zhvendosen atje, për një jetë më të qetë. Hylja trazohet e tëra në mendime e ndjenja dhe kur Asllani i del përpara për t’i treguar çfarë do të ndodhë, ajo sërish kundërshton. Megjithatë, nuk e ndërron dot mendjen e tij, prandaj dhe vendos t’i japë fund jetës së saj, duke e parë si të vetmen zgjidhje për të jetuar pa Asllanin.

Për fat, Asllani me Devinin mbërrijnë në kohë për t’a çuar në spital Hyljanë, e cila arrin të dalë jashtë rrezikut për jetën. I shqetësuar për të, Asllani vendos të qëndrojë dhe ca kohë afër saj por i vendos kusht që ajo të fillojë ndjekjen e një terapie psikologjike. Në po të njëjtën kohë, Devinit i vjen babai saj për të folur por ashtu siç e ka bllokuar në telefon, ajo e bllokon edhe në jetë reale, duke mos i dhënë atij as 5 minuta kohë për të folur.

perputhen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: mos kopjo hehehe !!