Esma vendos të kthehet në Antep së bashku me familjen e saj.Si do ta presë Sejran këtë vendim?Kujt do t’ia kalojë Sejran pronësinë e vilës Korhan?Sejrani, më e emocionuar se kurrë, bisedon me Feritin duke pandehur se tanimë ai do I thotë se është ndarë nga Dijari dhe do vazhdojnë sëbashku dashurinë e tyre por nuk ndodh diçka e tillë.

I trishtuar për shkak se është zënë ngushtë nga situata, Feriti I tregon se nuk është ndarë dot nga Dijari. Sejrani mërzitet shumë por njëkohësisht edhe nuk e ndalon dot veten për t’I rikujtuar Feritit se sa e madhe është dashuria tyre. Bisedën që ato e bëjnë aq afër fizikisht me njëri tjetrin, do e dëgjojë edhe Gylgyni.

Ajo kupton se mes tyre ka ende diçka dhe ndihet keq për Dijarin. Gjithë këtë shqetësim, ajo e ndan me Esmanë, si femra femrës. Teksa ato të dyja bisedojnë, fshehurazi do dëgjojë gjithçka Dijari. Kjo e fundit, e frustruar nga xhelozia, niset për të shkuar tek punishteja ku Sejrani me Feritin punojnë. Njëherazi me Dijarin do niset edhe Sinani për atje.Tanimë, Sinani I merr të gjitha sinjalet nga një agjente e brendshme në vilën Korhan; nga Aishe. Aisheja vijon të jetë e dashuruar me Abidinin dhe është e gatshme të bëjë çdo gjë që mund t’I premtojë asaj se do të mund të kthehet një ditë në krahët e tij.

Paralelisht, për Sejranin flet edhe nëna e saj, zonja Esma. E frikësuar se ajo mund të kthehet me Feritin dhe mund të lëndohet sërish nga e para, Esma merr vendimin e madh për t’u rikthyer në Antep. Tanimë, atë nuk e ndalon dot as Kazimi.Edhe pse e kundërshtojnë të gjithë, Esma nuk tërhiqet nga vendimi I saj. Ajo e ndan lajmin edhe me familjen e Korhanëve por nga askush nuk gjen mbështetje. Duke lënë në hije temën e Antepit, Sejrani bën një veprim të madh; Abidini kërkon të kalohet vila në pronësinë e tij për gjithçka që I është mohuar gjatë rritjes, por Sejrani, duke marrë mendimin e Halis Korhanit, e kalon vilën në pronësinë e Sunës, duke thënë se mjafton që po e heq nga vetja por Abidinit nuk mund t’I besojë dot.
