Asllani kthehet në shtëpi pas gjithë periudhës që qëndroi në spital. Pranë tij gjendet si gjithmonë Devini, e cila me tu zgjuar nga gjumi, i kërkon që të ndiqen nga një psikolog çiftesh. Asllani qesh dhe nuk e pranon diçka të tillë në mënyrë të prerë. Secili prej tyre vazhdon me programin e ditës. Hallë Nudreti u qëndron shumë pranë, veçanërisht Devinit, e cila pret përgjigjet më të rëndësishme të analizave të saj.

Ndërkohë, Asllani rikthehet në krye të punëve. Nga personat e tij më të afërt, ai mëson se Bedriu është tradhtari mes tyre. Pa i thënë asnjë fjalë njeriu, ai takohet me Bedriun dhe disa të tjerë, me justifikimin e mbledhjes. Asllani nuk ia thotë në mënyrë të drejtëpërdrejtë që e ka zbuluar se është tradhtar por i përmend përfundimin e xhaxhait të tyre që u zbulua se kishte tradhtuar familjen.

Bedriu e ndjen tensionin dhe e kupton bisedën por hiqet sikur nuk po kupton asgjë. Ndërkohë, Bedriu nuk di një të vërtetë mbi jetën e tij, atë të faktit që babai tij biologjik është dikush tjetër. Sakaq, Devini merr përgjigjet e analizave që bën jashtë spitalit të babait të saj.Ajo mëson se është shëndosh e mirë dhe se nuk ka asnjë pengesë për të qenë një nënë. Kështu, në mendjen e saj mblidhen të gjithë copëzat e puzzle.

Ajo kujton që ka parë Hyljanë në spitalin e babait të Devinit, ditën pas abortit kur i thanë se nuk mund të jetë kurrë nënë. Krahas lajmit të bukur, ajo ndan me Asllanin edhe dyshimrt për babanë e saj dhe nënëne tij. Esma vendos të kthehet në Antep së bashku me familjen e saj. Si do ta presë Sejran këtë vendim? Çfarë do të thuhet mes Sejran dhe Dijar? Kujt do t’ia kalojë Sejran pronësinë e vilës Korhan?
