Monday

14-04-2025 Vol 19

Tokë e Hidhur/ Zylejha mëson mbi mizorinë e Demirit

Zylejha përballet me Betylin dhe padinë e saj për Erxhanin, gjë të cilën e vërteton me firmat që e ka bërë atë atë hedhë në disa letra, nga ku ai lehtësisht duket sikur e ka vjedhur kompaninë e Demirit. Edhe pse nuk donte t’a besonte, Zylejha përfundon duke e besuar por jo vetëm aq; ajo gjithashtu përballet me Erxhanin në zyrë. Ky i fundit, nuk e mohon dot të ketë vënë dorë në paratë e kompanisë.

Ai vetëm kërkon të shpjegojë që ka qenë Betyli ajo që e ka futur në atë valle dhe se paratë i ka marrë për të, por Zylejha e quan një shpifje të gjallë dhe e dëbon nga vendi i punës. Sakaq, Lutfija po përballet me një tjetër shokim, teksa ndodhet në shtëpinë e Fekelisë duke rregulluar gjërat e të ndjerit. Ajo shpreh me Sanijen gjithë shqetësimin që ka për ditën e fundit të jetës së Fekeliut, që ai udhëtoi për në një vend që e mbajti të fshehtë

Teksa diskutojnë pikërisht mbi atë detaj, Sanija gjen në xhepin e pantollonave të Fekelisë një letër që do i tregojë dhe vërtetojë se ai ka qenë në Ispartë. Por ajo ditë nuk mbaron me aq. Në shtëpinë e Zylejhasë do futet me forcë Ajteni, gruaja që pretendon para për të mbajtur në heshtje historinë e Demirit me Hyljanë. Ajo ia vërteton Zylejhasë atë që thotë, duke i treguar një letër me shkrimin e Demirit.

Zylejha do ripërjetojë shumë momente të hidhura nga Demiri kur lexon atë letër sepse lexon që ai e ka kërcënuar Hyljanë për të pranuar ndarjen, gjë që i kujton Zylejhasë kërcënimet që Demiri i bënte në fillimet e tyre. Paralelisht, Mehmeti që në të vërtetë quhet Hakan, mëson nga motra tij e paralizuar se çfarë ka ndodhur dikur mes saj dhe Demirit, ndaj mes lotësh i premton se do i marrë nga duart çdo gjë Demirit, pa pasur aspak dhembshuri për të.

perputhen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: mos kopjo hehehe !!