Ryzgari dhe zonja Pembe i vazhdojnë planet në fshehtësi pa ua ditur asnjeri, veçanërisht Nursema, e cila është qëllimi kryesor i planeve të tyre. Ai i tregon Pembesë se edhe do ia shtojë rrogën Nursemasë, duke e argumentuar se ajo e meriton. Pembe kërkon t’a paguajë ajo shtesën që po i jepet së bijës mirëpo ai nuk pranon assesi. Gjatë asaj kohe, edhe Umuti mendon dhe vepron për gruan e tij që sakrifikoi gjithçka kishte, vetëm për ëndrrën e tij.

Për t’i shprehur mirënjohje, ai vazhdon t’i blejë dhurata të njëpasnjëshme, gjë që arrin të vërehet edhe nga Pembe. Ajo madje e këshillon të bijën të mos bëjnë shpenzime të pamenduara por Nursema i beson instiktit të së shoqit. Pak çaste më vonë, kur e gjithë familja të mblidhet për të ngrënë mëngjesin, Abdullahu do i vizitojë me shumë furi. Ai i drejtohet menjëherë Pembesë duke i thënë të tërheqë padinë.

Njëherazi me pjesën tjetër, edhe Doa mëson se çfarë ka ndodhur me tezen e saj por për asnjë moment të vetëm nuk beson se ajo është e vërteta. Doa kundërshton me sa forcë ka, mirëpo askush përveç Abdullahut nuk e beson. Ky i fundit, i kërkon Pembesë të tërheqë padinë e t’i japë fund marrëzisë por ajo i vendos një kusht që ai e refuzon menjëherë; që të heqë dorë nga kërkesa tij për divorc.

Gjatë asaj kohe, Alevi përgatit valixhet për në Gjermani. Motra saj Këvëllxhëmi dhe nëna tyre Sonmezi i shkojnë menjëherë pranë kur mësojnë nga Doa se çfarë ka ndodhur. Njëherazi ato mësojnë se Alevi ka pranuar ftesën e shoqes së ngushtë për të qëndruar për pak kohë në Gjermani pranë saj. Sërish, Këvëllxhëmi dhe Sonmezi ngulmojnë se lidhja Alevit me Abdullahun duhet të përfundojë, por më kot.
