Një Dashuri/ Policia prangos Alevin

Pembe shoqërohet nga Ryzgari për në komisariat, ku bën denoncimin kundër Alevit, sikur ajo e telefonon shpesh për t’a kërcënuar,…
1 Min Read 0 27

Pembe shoqërohet nga Ryzgari për në komisariat, ku bën denoncimin kundër Alevit, sikur ajo e telefonon shpesh për t’a kërcënuar, pasi ia ka vënë synin Abdullahut. Plani i saj është thurur me detaje ndaj sipas atij plani, në mbrëmje të gjithë do të mblidhen në shtëpinë e saj, për të festuar nipin, djalin e Mustafasë dhe Nilajit. Abdullahu mëson se ato do të mblidhen për atë festë dhe u shkon i paftuar.

E vetmja mënyrë për të qenë pjesë e atij festimi, është që Abdullahu të pranojë kushtin e Pembesë, që t’a fikë telefonin gjatë qëndrimit pranë tyre. Ajo e justifikon veten duke thënë se nuk mund t’a tolerojë që bashkëshorti që ka ende me letra, të komunikojë me “dashnoren” brenda shtëpisë së saj. I detyruar, Abdullahu fik telefonin, ndërsa në anën tjetër Alevi përballet me policinë që i bastis vendin e punës.

Atë e akuzojnë për diçka që nuk e ka bërë por nuk e mbron dot veten. Gjithashtu, Abdullahu nuk i gjindet dot afër sepse telefonin e ka të fikur. Pembe ndërkohë ia mbath nga shtëpia pa e vënë re njeri, vetëm për të shkuar pranë Alevit në komisariat, për t’ia përplasur për fytyrë se e ka futur ajo aty dhe për t’a poshtëruar. Shumë vonë, Abdullahu ndez telefonin, nxiton për në komisariat dhe e nxjerr Alevin që aty.

Në anën tjetër është Nursema. Ajo merr një dhuratë të papritur nga Umuti, i cili i kthen makinën që ajo dikur ka shitur për të investuar në ëndrrën e bashkëshortit në biznes. Mëse i lumtur, Umuti shkon tek Sonmezi me shpresën se do e pajtojë me Alevin por nuk ia del dot. Pas tij, edhe Abdullahu e viziton Sonmezin, merr përsipër gjithë fajin e asaj marrëdhënieje por asgjë që thotë ai nuk i bën dobi Sonmezit.

perputhen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: mos kopjo hehehe !!