Tokë e Hidhur/ Betyli ia arrin qëllimit me Fikretin

Zonja Lutfije ndihet si mos më keq për gjithë situatën në të cilën ka përfunduar pa dashur. Jo vetëm vdekja…
1 Min Read 0 29

Zonja Lutfije ndihet si mos më keq për gjithë situatën në të cilën ka përfunduar pa dashur. Jo vetëm vdekja e Fekelisë por edhe fjalët e njerëzve dhe veçanërisht sjellja e Fikretit ndaj Zylejhasë, e bëjnë atë të vendosë që duhet të largohet që aty një moment e më parë. Lutfija nuk e pret që Zylejhaja t’i dalë kundër atij vendimi aq as t’i përgjërohet duke i thënë se ka shumë nevojë për të.

Ashtu si Zylejhaja, edhe Sanija i kërkon me përgjërim që të qëndrojë dhe madje qan në krahët e saj, por më kot, sepse Lutfija është mëse e vendosur. Sakaq, në mbrëmje të asaj dite, dikush tjetër do kujtohet për Fekelinë. Ai person është Mehmeti, i cili viziton varrin e të ndjerit, duke thënë se ai ishte shumë i drejtë dhe nuk e meritonte të vdiste por situata i doli nga duart me Abdulkadirin.

Në anën tjetër, ndodhet Fikreti i dërrmuar. Ai merr Çetinin pranë vetes për të ndarë me të ndjesitë dhe mbi të gjitha dyshimet lidhur me Mehmetin, por Çetini nuk qëndron dot gjatë sepse i ka dhënë fjalën Gyltenit që do jetë pranë saj në mbrëmje. I vetmuar dhe i pirë, Fikreti do të telefonojë Betylin. Kjo e fundit, e kupton në çast që ai është i mërzitur dhe se mund t’a shfrytëzojë atë moment.

Betyli e rrotullon bisedën në formë të atillë që të përfundojë duke darkuar me Fikretin, në një restorant ku do e shikojë një pjesë e mirë e Çukurovës. Darkimi shoqërohet me shëtitje në këmbë dhe në një çast kur ndodh puthja mes tyre, këmbët i dërgojnë deri në shtëpinë e Fikretit. Betyli me një plan të mirëmenduar dhe Fikreti duke mos e menduar fare që ajo ka një plan për këtë, shkojnë për herë të parë me njëri tjetrin.

perputhen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: mos kopjo hehehe !!