Sunday

13-04-2025 Vol 19

Osmani/ Osmani gjen dhe shpëton Ballën

Balla nuk heq dorë në asnjë moment nga tentativa për të shpëtuar që aty por Sofia nuk ia lejon diçka të tillë. Sofia madje kërcënohet nga Ullugani, I cili betohet se do e vrasë me duart e tij nëse ajo do bëjë sërish diçka fshehurazi. Pas atij kërcënimi, Sofia largohet për tek Poena, për t’a mësuar atë se si të fuse në kurth Osmanin. Poena nuk do por Sofia e prek në ndërgjegje duke I thënë se vetëm kështu mund të hakmerret për prindërit.

Edhe pse nuk do,Poena I bindet sepse I beson gjithë histories që Sofia ka trilluar dhe e ka bërë të besueshme duke ia fshirë kujtesën asaj. Gjatë asaj kohe, Osmani ndodhet në krye të Jusufit, me të cilin shkruajnë një letër për t’ia dërguar Begymit. Në atë letër, Jusufi i shkruan motrës së tij për të vërtetuar nëse ajo vijon të jetë tradhtare apo jo dhe për pak orë, vërteton atë që nuk donte të ishte.

E gjithë ushtria Osmanit arrin të fitojë një tjetër territor dhe të çlirojnë gjithë pengjet që po mbaheshin nga Begymi dhe ortaku saj por në fund të asaj dite, ai bie vetë pre e një kurthi. Osmani nuk e di që vajza e re që po I del përpara, është bija që e pandeh të vdekur. Poena, ndonëse me pendesë në zemër, zbaton planin e Sofias. Kështu, Osmani mbërrin në kala dhe shpëton Ballën por edhe shokohet kur ajo nuk e lejon t’a vrasë Sofinë.

Balla I tregon edhe arsyen dhe gjithë bisedën e pazarit mbi jetën e vajzës së tyre, do e dëgjojë vetë Poena. Një përleshje fizike nis në çast mes tyre, nga ku Ullugani dhe Sofia besojnë fort se do dalin me kufomën e Osmanit dhe Ballës por në të vërtetë mbesin pengj në vetë kalanë e Sofias. Ato mbyllen pas disa hekurave dhe I vetmi që I ka në dorë është Osmani.

perputhen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: mos kopjo hehehe !!