Pembe mëson se Doa do të presë një mysafir në shtëpi ndaj dhe vendos të mos shkojë në restorant fare por t’ia lërë punët dhe përgjegjësinë Lemanës. Kjo e fundit gëzohet shumë sepe do fitojë ca para ndërsa Pembe nuk gëzohet aspak që qëndron në shtëpi sepse do përballet me pamjen e Alevit. Doa hedh hapin e parë për t’i treguar se do të vendosë vetë në atë shtëpi, ndaj dhe fton Alevin.

Por, Doanë nuk do t’a përkrahë shumë nëna dhe gjyshja saj. Kur u shkon pranë për vizitë, ato e kundërshtojnë që po qëndron aq shumë me Alevin por Doa ngulmon se nuk duhet të harrojnë se Alevi nuk është fajtorja e vetme e asaj situate por edhe Abdullahi. Gjatë asaj kohe, Abdullahi po kundërshtohet edhe nga Omeri për atë lidhje. I acaruar që Abdullahi nuk e aprovon projektin e ri, Omeri ndan hallin e tij me Fatihun dhe Mustafanë.

Sakaq, në mbrëmje, Fatihu do të ketë një hall ende më të madh. Ai mbetet mes Doasë dhe nënës së tij që nuk pranon t’i bashkohet darkimit që Doa ka organizuar, me justifikimin se po feston për rimartesën. E lënduar që Fatihu mendon edhe për sa ka vuajtur Doa, Pembe thotë se është penduar që ka sjellë në jetë një fëmijë si ai. Paralelisht, një tjetër fëmijë lëndohet nga prindi i vet.

Ajo është Mihrija, e cila shfaqet para Erturulit me një pamje totalisht ndryshe nga përditshmëria. Ajo është ndikuar nga Metehani, i cili në një bisedë e sipër i ka thënë se nuk do ia hidhte sytë një vajze me shami por megjithatë, këtë e mban të fshehtë dhe vetëm tenton të ndryshojë, duke bërë që vetë të degradojë në një pamje komike. Babai i Mihrisë ia thotë të vërtetën e hidhur për veshjen që ka zgjedhur dhe kështu e lëndon.
