Tuesday

15-04-2025 Vol 19

Osmani/ Bala merr lajmin më të rëndësishëm të jetës

I zhgënjyer me veten e tij, Borani troket tek Osmani për t’i thënë se ende nuk e kanë gjetur kalin e Ballës por megjithatë nuk heqin dorë nga kërkimet, derisa t’ia arrijnë qëllimit. Osmani e mirëkupton por as ai vetë nuk heq dorë, ndaj merr djemtë e tij, merr grupin më të besuar të ushtrisë dhe ashtu siç janë të gjithë bashkë, dalin për të kërkuar kalin por edhe për të sulmuar armikun.

Ndër armiqtë më të përbetuar janë edhe Ullugani me Alltugën si dhe e gjithë ushtria që u shkon nga pas. Në një moment përplasjeje dhe luftimi mes tyre, Alltuga nis të përqeshë plagën e Orhanit për nënën e tij, duke folur si mos më keq për Ballën. Orhani nuk përmbahet dhe e sulmon pa menduar dot ftohtë. Në mesin e atyre përleshjeve, Ullugani kërkon për Osmanin por nuk e gjen dot.

Sakaq, ndër kundërshtarët e tjerë është edhe Begymi, e cila sëbashku me ortakun e saj, ka marrë peng gjithë ato njerëz, të cilëve u bëjnë të qartë se nuk do kenë shpëtim nëse do vazhdojnë t’i jenë besnikë Osmanit. Në anën tjetër ndodhet Bala. Ajo qëndron stojike si peng në burgun e kalasë së Akhisarit, duke mos i ndalur për asnjë moment lutjet e saj drejt Zotit. Ato lutje, do i ndërpresë Sofia.

Në mënyrë tepër shokuese, ajo i thotë se është gadi t’a bashkojë me vajzën që mendon se i ka vdekur. Balla nuk e merr seriozisht derisa Sofia ia vërteton duke i treguar një send personal të saj. Mes lotësh, Sofia i mallkon që ato e kanë kthyer në një shterpë dhe në mungesë të fëmijës që nuk mund t’a lindë kurrë, ajo ka mbajtur vajzën e Balës e Osmanit dhe e ka rritur kundër tyre. E tmerruar, Bala tenton t’a mbysë Sofinë por nuk ia del dot.

perputhen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: mos kopjo hehehe !!