Abdulkadiri me planin e tij djallëzor e ka organizuar vdekjen e Fekelisë në mënyrë të atillë që të mos duket si vrasje. Ai i ka injektuar një gjilpërë që do e bëjë të duket sikur ka pësuar krizë në zemër dhe ajo ia ka shkaktuar vdekjen, në mënyrë që askush të mos dyshojë se fshihet dikush pas asaj vdekjeje.

Por jo vetëm kaq. Duke shfrytëzuar mllefin dhe xhelozinë e Betylit për Zylejhanë, ai bën plane edhe me të. Gjatë kohës që ato planifikojnë, Gaffuri po nis makinën në një rrugë që do e përballë me pamjen e makinës së Fekelisë. Gaffuri ndalon, shikon që Fekeli nuk po lëviz assesi dhe kupton që ka vdekur.

Mëse i pikëlluar për vete, ai duhet të lajmërojë edhe familjen se çfarë ka ndodhur ndaj niset për atje. Në shtëpi, lajmi do i pikëllojë të gjithë thellësisht shumë por askënd si Lutfijen. Paralelisht, Zylejha po zhvillon një mbledhje me Mehmetin, kryebashkiakun dhe të tjerë, ku thekson që nuk duhet të flasin për Demirin sikur ai ka vdekur sepse diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Atë bisedë, do e ndërpresë një telefonatë shumë e tmerrshme. Përtej telefonit dhe mes lotësh, Sanija i tregon Zylejhasë se Fekeli ka humbur jetën. Mes lotësh për vete, Zylejha largohet nga mbledhja por nuk do jetë vetëm sepse Mehmeti do i vihet nga pas. Në morgun e spitalit ku ato shikojnë për herë të fundit Fekelinë, do jetë prezent edhe Mehmeti.

Ai do shoqërojë Zylejhanë e përlotur edhe për tek prokurori i Çukurovës, ku ajo mëson se Demiri nuk ndodhet në Siri si dhe mëson që këtë informacion e ka çuar në prokurori Fikreti. Ky i fundit tanimë ndodhet në burg sepse nga frustrimi ka debatuar dhe është përleshur me prokurorin por gjithashtu refuzon të flasë me Zylejhanë, vetëm sepse ajo po shoqërohet me Mehmetin.
