Metehani do përballet fare rastësisht me Mihrinë, pa e ditur se kjo e fundit do i japë një lajm shumë të rëndësishëm të cilin edhe do ia vërtetojë në çast. Mëse e ndrojtur por duke ndjekur këshillën e shoqes së vet. Ajo i tregon Metehanit se e dashura tij po njihet me dikë tjetër dhe menjëherë i tregon fotografinë që ka shkrepur pak minuta më parë. Aty Gamze po përqafohet me një mashkull në një lokal.

Ndërkohë, çifti Alev dhe Abdullah diskutojnë shkatërrimin që familja Abdullahut po i bën biznesit të Alevit. I ndjerë ngushtë. ai i kërkon të mos punojë më dhe të mos shqetësohet për të ardhurat por me shumë bindje. Alevi kundërshton dhe thotë se do qëndrojë gjithmonë mbi këmbët e saj. Në anën tjetër ashtu si Abdullahi edhe Këvëllxhëmi është shumë e shqetësuar për dëmin. që mund të shkaktojë zonja Pembe. nga frustrimi i divorcit.

Për këtë, ajo i rikujton vajzës së saj Doas se kurdoherë mund të kthehet në gjirin familjar. Dhe se nuk është aspak e detyruar që t’a durojë Pemben. Por kjo e fundit, e kundërshton dhe e argumenton derisa ia heq ato dyshime nga mendja. Pas asaj bisede të ndjerë, Këvëllxhëmi bisedon e pajtohet edhe me Nursemanë. Sakaq në mbrëmje, ato do mblidhen në të njëjtin vend, për të festuar ndërrimin e viteve.

Askush nuk e di se asaj mbrëmjeje festive do i bashkohet edhe Omeri, prandaj shokimi është i përbashkët kur Këvëllxhëmi vjen krah Erturulit. As ato të dy nuk ndihen mirë për lëndimin që i shkaktojnë padashur Omerit, ndaj Erturuli ia shpreh këtë gojarisht atij. Omeri jo vetëm që e mirëpret por edhe u uron që të jenë shumë të lumtur me njëri tjetrin, në lidhjen për të cilën të gjithë ato që janë prezentë po i paragjykojnë.
