Bashkëjetesa e Sejranit me Feritin do trazojë shumë ujëra, duke u hapur gojën të gjithëve por përtej të gjithë komenteve, Feriti nuk pranon kurrsesi që Sejrani të largohet nga ajo shtëpi, duke thënë me shumë bindje se vetëm aty është e sigurtë. Duke jetuar me të, Sejrani është bindur se ende e dashuron Feritin mirëpo ende nuk e gjen guximin për t’ia thënë. Përtej dashurisë, ndjenja më e forte është frika nga Sinani.

Sejrani merr një pako shënim nga Sinani, ndërmjet të cilës ai e vë në dijeni se ende po e vëzhgon dhe ende nuk ka hequr dorë nga ajo. Frika që I shkakton Sinani, bën që Sejrani të strehohet ende më shumë tek ndjenja e madhe e dashurisë që ajo ka vërtetuar të ketë për Feritin. Në një moment dobësie, ajo e lëshon veten dhe ia shpreh atij ndjenjën që ka si dhe dëshirën e madhe për të qenë bashkë sërish.

Krahas kësaj, Sejrani është ende e bindur se Dijari e ka sajuar ngjarjen me motorr, vetëm që të afrohet më shumë me Feritin. Këtë ajo e shpreh por askush nuk e beson. Sidoqoftë, pasi ajo I shpreh ndjenjat Feritit, ky I fundit vendos se është më e mire që të ndahet nga Dijari. Për këtë ai organizon një darkë me të por fjalët që Dijari I shpreh, e bëjnë Feritin të ngurrojë dhe nuk ia thotë dot se ende e dashuron Sejranin.

Nga ana tjetër, Abidini do përballet me Halisin. Pas gjithçaje që mësuan dhe ndodhi, ai kërkon një shpjegim edhe nga vetë Halisi, I cili me gojën plot tregon se kurrë nuk ka urdhëruar vrasjen e vëllasë së tij, babait të Abidinit. Për të njëjtën temë, do të flasë edhe Suna me hallën e saj Hatuçin, nga e cila kërkon që ajo të përdorë dobësinë e Halisit për të dhe t’a zbusë lidhur me qëndrimin që ai ka ndaj Abidinit, I cili gjithashtu është një Korhan.
