Mbrëmja festive e synetllikut që Zylejha organizoi, bëhet shkak që sërish të përflitet emri saj. Fysuni dhe Shermini diskutojnë me djallëzi faktin që Zylejha nuk e përmendi Demirin në fjalimin që mbajti si dhe nuk mjaftohen me aq. Të nesërmen, Fisuni nis të mbushë qytetin me fjalë për familjen e Jamanve. Ajo nuk e di se po dëgjohet nga Lutfija, teksa thotë se Zylejhanë e kanë rrethuar të gjithë për interesin e parave.
Fysuni thotë me shumë bindje se Fekeli, Fikreti dhe Lutfija po i qëndrojnë pranë Zylejhasë vetëm që t’a rrethojnë në strofkullën e tyre dhe të rrëmbejnë pasurinë që Demiri ka lënë në mungesë të tij. Mëse e lënduar nga fjalët që dëgjon, Lutfija shkon pranë Fekelisë, për t’i rrëfyer çdo gjë që përjetoi atë mëngjes. Mes lotësh, ajo i kërkon atij që të gjejë një shtëpi sa më parë, që të zhvendosen e të mos i dëgjojë më fjalët e njerëzve që shpifin për to.
Por mendja e Fekelisë është në tjetër vend. Ai ka dëgjuar që Mehmet Kara nuk është personi që ai njeh ndaj vendos të marrë rrugën për në Ispatë dhe të bëjë vetë kërkime të thella. Para se të largohet, ai lë amanet Zylejhanë dhe fëmijët tek Lutfija dhe menjëherë merr rrugën. Në Ispatë, ai dëgjon dhe vërteton që personi që ato njohin si “Mehmeti” në fakt e ka emrin “Hakan”.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Fikreti me Çetinin. Ato mësojnë një të vërtetë tronditëse, pasi sërish nuk gjejnë asnjë shenjë të Demirit. Fikreti i dorëzon Shahapit zarfin e letrës që besojnë të ketë ardhur nga Demiri dhe Shahapi vëren e u thotë se pullat në atë zarf, nuk janë fare reale ndaj nuk mund të jetë dërguar ai zarf ndërmjet asnjë poste. Personi që e ka dorëzuar në shtëpinë e Zylejhasë atë letër, ndodhet brenda Çukurovës.
