Këvëllxhëmi nis të shqetësohet shumë për jetën që bën vajza saj Doa teksa jeton me Pembenë. Ajo i thekson se është shumë e rëndësishme që gjithmonë të kujtojë se mund të rikthehet tek nëna saj por Doa e qetëson mjaftushëm duke i mos i treguar për asnjë problematikë.
Pas asaj bisede që e qetëson, Këvëllxhëm bisedon edhe me Nursemanë, me të cilën pajtohet pas çdo gjëje që ndodhi. Sidoqoftë, të gjithë do të mblidhen në të njëjtin ambjent në fund të ditës, ku do të festojnë Vitin e Ri.
Shokimin më të madh në atë darkim do e përjetojë Omeri, i cili shikon Këvëllxhëmin që i bashkohet mbrëmjes krahas Erturulit, gjë që u hap të gjithëve rrugën e thashethemeve. Edhe pse ndihen shumë nën presion, ato nuk e neglizhojnë Omerin, për të cilin nuk kishin dijeni se do ishte aty.
Erturuli i shkon pranë dhe i kërkon ndjesë nëse e kanë bërë të ndihet keq por mirëpritet nga Omeri, i cili u uron shumë lumturi atyre të dyve në çift. Paralelisht, nëna e Këvëllxhëmit fton Pembenë në një bisedim.
Duke u ndjerë në faj që është gjyshja e Alevit, zonja Sonmez hedh hapin e parë për t’i folur Pembesë dhe për t’i treguar se nuk e përkrah mbesën për çfarë ka bërë por Pembe nuk e vlerëson aspak tentativën e saj të pastër.
Gjatë asaj kohe, Alevi po ndan me Abdullahin luftën që po merr nga familjarët e tij të cilët po i sulmojnë vendin e punës ndaj dhe ai e fton të mos punojë më, duke i siguruar ai vetë jetesë të këndshme, por Alevi nuk pranon në asnjë formë.
Nga ana tjetër, larg tyre ndodhet Mihri. Ajo merr këshillën dhe i del përpara Metehanit, për t’i treguar çfarë ka parë me sytë e saj vetëm pak çaste më herët. Në foto shfaqet Gamze e përkëdhelur nga një tjetër mashkull ndaj Metehan e falenderon Mihrinë që ia hapi sytë.