Sunday

13-04-2025 Vol 19

TOKË E HIDHUR/ Sanija zë me makinë Sherminin

Sanija, e shoqëruar nga zonja Lutfije, shkon të shikojë se çfarë po bën Shermini dhe ashtu siç e paramendon, Shermini po planifikon një aheng synetie siç bënte dikur zonja Hynka. Sanija e kupton se ajo po përpiqet të zërë vendin e Zylejhasë ndaj dhe ndërhyn, derisa mes tyre nis një debat, të cilit I jep fund zonja Lutfije, duke e larguar Sanijen që aty. Mirëpo, Sanija nuk ndalon me aq.

E frustruar pafund nga sjellja e Sherminit, Sanija arrin t’a përplasë atë me makinë, duke u siguruar që të mos e vrasë por t’I shkaktojë lëndim, teksa e bën gjithë ngjarjen të duket si aksidentale, jo e qëllimshme. Paralelisht, dikush tjetër po punon kundër Zylejhasë. Në mungesë të Demirit dhe pa e nxjerrë fytyrën e vërtetë, Betyli thur planet e saj djallëzore që të përfitojë nga pasuria e majme e Jamanve.

Betyli tenton të joshë Erxhanin, duke e pare si personin kryesor që do e ndihmojë t’ia dale me planin e saj, nëse fillimisht vetëm e bën për vete. Ajo e luan aq mire rolin e të pafajshmes, saqë në spital pranë nënës së saj, ajo I del në krah Zylejhasë që thotë se Sanija e ka përplasur aksidentalisht, ndaj dhe Shermini nuk duhet t’a denoncojë apo t’a ekzagjerojë më tepër, përderisa vetëm ka thyer këmbën dhe nuk ka vdekur.

Nga ana tjetër, për Demirin shqetësohet shumë vëllai tij Fikreti. Sëbashku me Çetinin, ato vendosin të mos ndalojnë por të takohen me personat e posaçëm që mund t’I ndihmojnë në gjetjen e Demirit. I dëshpëruar dhe duke u përgjëruar, Fikreti thotë se ka nevojë të gjejë vëllanë e tij, kudo ndodhet.

perputhen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: mos kopjo hehehe !!